Publikohet testamenti i aktorit Michael Gabon, ai nuk i la asgjë zonjës së tij

publikohet testamenti i aktorit michael gabon ai nuk i la asgje zonjes se tij

Michael Gabon ia la trashëgim gruas së tij pasurinë e tij prej 1.5 milionë funte, duke mos i lënë absolutisht asgjë dashnores së tij afatgjatë me të cilën ndante dy djem adoleshentë.

Aktori më i njohur për rolin e tij si Albus Dumbledore ndau jetën e tij mes gruas së tij, Lady Gabon, dhe skenografes Philippa Hart, 25 vjet më e re.

Pas vdekjes së tij shtatorin e kaluar në moshën 82-vjeçare, testamenti i tij u publikua sot, duke treguar se pothuajse e gjithë pasuria i kaloi Lady Gabon, emri i vajzërisë së së cilës është Annie.

Ajo figuron si ekzekutuese e testamentit së bashku me djalin e saj, Fergus, i cili është 60 vjeç.

Vlerësohet se pasuria e aktorit, i cili luajti në 6 filma të “Harry Potter” si një nga personazhet më të njohur dhe më të dashur, kap shifrën e 1,465,882 paund. Gjithashtu, pasuria do t’i kalonte Fergusit nëse nëna e tij do të kishte vdekur para burrit të saj.

  • foto galeri

Megjithatë, Hart, e cila jetoi hapur me Gabonin e martuar (i cili ka titullin e nderit Sir) në një shtëpi në Londrën perëndimore, nuk do të marrë asgjë nga testamenti i hartuar dhe i nënshkruar në vitin 2016.

Çifti kishte dy fëmijë, Tomin 17-vjeçar dhe 15-vjeçarin William, të cilët secili mori vetëm 10,000 £ dhe një trofe, sipas dokumentit me tre faqe.

Të dyve u jepet një “Zemër e Argjendtë” e “Variety Club of Britain of Great Actor Award”. Djali i madh do të marrë çmimin që i është dhënë babait të tij në vitin 1987, ndërsa i vogli do të marrë trofeun që mori në vitin 2000.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →