![SPAK përfundon hetimet për koncesionin e sterilizimit, komunikon akuzat për të pandehurit 2 spak perfundon hetimet per koncesionin e sterilizimit komunikon akuzat per te pandehurit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/spak-perfundon-hetimet-per-koncesionin-e-sterilizimit-komunikon-akuzat-per-te-pandehurit.jpg)
SPAK ka përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit.
Në këtë moment, Prokuroria e Posaçme po ju komunikon akuzat të pandehurve.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt do i komunikohet akuza të hënën.
Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.
Kujtojmë se për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co