Misi i parë i Kosovës tregon betejën me kancerin: Është e rëndësishme të besoni në mrekulli

misi i pare i kosoves tregon betejen me kancerin eshte e rendesishme te besoni ne mrekulli
misi i pare i kosoves tregon betejen me kancerin eshte e rendesishme te besoni ne mrekulli

Afërdita Paqarada, e cila ka mbajtur titullin e misit për herë të parë në Kosovë, ka treguar për sfidat që ka pasur me sëmundjen e kancerit.

Për këtë përvojë ajo ka folur në emisionin “Pro X” në Kohavision, derisa ka treguar se i ndihmon fëmijët e vegjël në repartin e Onkologjisë në spitalin e Pediatrisë.

“Ka qenë një nga sfidat më të vështira që më është dashur t’i përballoj në jetë. Nuk është e lehtë edhe të flasësh, por kur e shoh rezultatin e bisedave të mija, që po ju ndihmojnë atyre, kjo gjë më përmbush edhe mua”, ka thënë Afërdita, duke shpjeguar se ka shume njerëz të cilët e kontaktojnë për t’i kërkuar këshilla se si të përballen me këtë sëmundje. “Edhe kur mendoni se shanset nuk janë në favorin tuaj, është shumë e rëndësishme të besoni në mrekulli dhe është më rëndësi që këta njerëz ta kenë përkrahjen e të dashurve dhe të afërmve, në mënyrë që një gjendje e tillë të tejkalohet”, ka thënë ajo.

Afërdita në këtë emision ka folur edhe rreth jetës së saj dhe lidhjes që ka me fëmijët, duke thënë se i do shumë por nuk i konsideron si “shokë”.

“Nuk besoj në raportin ‘shok’ kur bëhet fjalë te prindërimi, sepse fëmijëve u duhet dikush që t’i këshillojë dhe ka shumë këshilla që ndoshta nuk ju pëlqejnë por duhet t’i dëgjojnë, e që një shok nuk t’i jep dhe unë si nënë e shoh më ndryshe dhe e kom më rëndësi të jap mendimin e asaj se çka unë e vlerësoj. Përndryshe kam raport shumë të shëndoshë, jam shumë e lidhur me fëmijët”, ka shpjeguar ylli.

Afërdita Paqarada, në moshën 17-vjeçare është shpallur për herë të parë Miss Kosova në vitin 1990 dhe u bë e para kosovare që mbajti këtë titull.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →