I padëshiruar në Manchester, sulmuesi i United pëlqehet nga Atletico Madrid

i padeshiruar ne manchester sulmuesi i united pelqehet nga atletico madrid
i padeshiruar ne manchester sulmuesi i united pelqehet nga atletico madrid

E ardhmja e Mason Greenëood mund të jetë ende në Spanjë. Sulmuesi gjeti pak hapësirë ​​te Manchester United, ai nuk u thirr nga Ten Hag për tre ndeshjet e para të Premier League dhe kësisoj u huazua te Getafe. Në La Liga, lojtari ka luajtur gjithmonë titullar, me përjashtim të ndeshjes së parë kundër Osasuna. Në 27 ndeshje, ndërmjet La Ligës dhe Copa del Rey, Greenëood ka realizuar 8 dhe ka dhuruar 5 asiste.

Në fund të sezonit përfundon huazimi dhe lojtari do të kthehet në Manchester, por gjasat janë që ai nuk do të veshë fanellën e “Djajve të Kuq” sezonin e ardhshëm. Në fakt, mes skuadrave të interesuara, raporton Football Transfers, është edhe Atletico Madrid që do të dëshironte të forconte  sulmin për sezonin e ardhshëm me synimin për të  fituar titullin.

Megjithatë, mbetet për t’u vlerësuar se sa mund të kërkojnë anglezët nga klubi madrilen për lojtarin. Në fakt vlerësimi aktual është rreth 50 milionë paund, një shifër afërsisht 58 milionë euro.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co