Ky është momenti tronditës kur një postier bie poshtë në një hapësorë boshte të ashensorit ndërsa dërgonte ushqim në një pallat në ndërtim e sipër.
Si pasojë e rënies, burri dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore. Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin kur burri, i njohur vetëm si Ke, hyri në ndërtesë në Wenzhou, Kinë, mbrëmjen e 12 marsit.
I veshur me një xhaketë dimërore dhe një helmetë motoristi, ai me sa duket nuk arrin të vërejë kurthin gjigant përpara rrugës së tij. Ai zhduket plotësisht nga shikimi teksa bie nga hapësira në dyshemenë poshtë tij.
Duke folur për mediat lokale të shtunën, Ke tha se ngjarja ndodhi në një ndërtesë fabrike ku ndriçimi në korridor ishte i dobët. Ai u fut aksidentalisht në hapësirën e ashensorit dhe ra nga kati i tretë në katin e dytë, duke pësuar lëndime të rënda në shtyllën kurrizore.
Ke tha: âNuk kishte pengesa pĂ«rreth, kĂ«shtu qĂ« sapo shkela, u rrĂ«zova. MĂ« Ă«shtĂ« dĂ«mtuar shtylla kurrizore dhe kockat mu thyenâ. MĂ« pas ai u dĂ«rgua nĂ« spital, ku iu nĂ«nshtrua njĂ« operacioni dhe aktualisht po shĂ«rohet.
Policia lokale konfirmoi gjithashtu incidentin, por nuk tha nëse fabrika do të përballej me ndonjë pasojë ligjore për mos shënjimin e duhur të zonës së rrezikut.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co