Shkon në 140 numri i viktimave nga sulmi në Moskë

shkon ne 140 numri i viktimave nga sulmi ne moske
shkon ne 140 numri i viktimave nga sulmi ne moske

Numri i viktimave nga sulmi i 22 marsit në një sallë koncertesh në Moskë ka arritur në 140, thanë autoritetet, teksa ka raportime se autoritetet kanë ndaluar operacionet për kërkimin e trupave të pajetë.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha më 27 mars se katër nga 76 personat që gjenden në spital janë në gjendje kritike.

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes Civile, Emergjencave dhe Fatkeqësive, përfundoi pastrimin e rrënojave në sallën e koncerteve, teksa u raportua se kërkimet për trupa të tjerë kanë përfunduar.

Katër persona të armatosur sulmuan sallën e koncerteve Krokus, duke qëlluar drejt njerëzve dhe duke i vënë flakën sallës.

Një gjykatë ruse më 25 mars ngriti akuza ndaj katër qytetarëve të Taxhikistanit për kryerjen e aktit të terrorizmit. Katër të tjerë po akuzohen se kanë ndihmuar sulmuesit.

Njerëzit nga Azia Qendrore që jetojnë në Rusi janë nën presion në rritje dhe po përballen me sentimentin kundër migrantëve pas sulmit. Gjatë kësaj jave, disa punëtorë nga Uzbekistani dhe Taxhikistani u morën në pyetje nga autoritet në Moskë.

Qeveria taxhike, që është e afërt me Kremlnin, ka marrë në pyetje familjarët e katër personave që po akuzohen se kanë kryer sulmin.

Uzbekistani ka këshilluar qytetarët e tij në Rusi që të respektojnë masat e shtuara të sigurisë dhe të mbajnë me vete dokumentet e identifikimit dhe lejet e punës. Qeveria në Kirgizi u ka kërkuar qytetarëve të mos udhëtojnë drejt Rusisë, ndërkaq autoritetet në Turkmenistan po shikojnë për mënyra se si të kthejnë në shtet qytetarët që studiojnë në Rusi.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant, Shteti Islamik. Përderisa IS-i në mënyrë specifike nuk ka treguar se cila nga degët e saj ka kryer sulmin, inteligjenca perëndimore dhe ekspertët kanë fajësuar për sulmin Shtetin Islamik Korasan (IS-K).

Zyrtarët e lartë rusë insistojnë se Ukraina dhe Perëndimi kanë qenë të përfshirë në sulm. Kievi ka hedhur poshtë akuzat, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë thënë se e kanë paralajmëruar Moskën se do të ndodhte një sulm dy javë para incidentit./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →