Sot, në të enjten e Madhe për katolikët, Mbreti Charles do t’i drejtohet popullit britanik me një predikim të regjistruar në video.
Kjo është hera e parë që monarku do të flasë publikisht pas zbulimit të kancerit të Kate Middleton.
Sipas mediave britanike, Charles do të theksojë rëndësinë e miqësisë “sidomos në kohë të vështira”. Në veçanti, në mesazhin e tij mbreti do t’i referohet shembullit të Jezusit, i cili tregoi “si duhet t’i shërbejmë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin”, ndërsa do të vazhdojë të theksojë se si komb, “ne përfitojmë shumë nga miqësitë, veçanërisht në kohë të vështira.’
Predikimi do të transmetohet sot gjatë shërbimit në Katedralen Worcester, ku do të jetë e pranishme mbretëresha Camilla.
Edhe pse mediat britanike nuk japin më shumë informacion për përmbajtjen e mesazhit të mbretit për Pashkë, monarku 75-vjeçar nuk përjashtohet të flasë për problemet shëndetësore me të cilat po përballet ai dhe princesha e Uellsit.
Çdo të enjte përpara të dielës së Pashkëve, monarku shpërndan dhurata me monedha – që korrespondojnë me moshën e tij – për pensionistët që kanë kontribuar për kishën dhe komunitetin e tyre. Ceremonia daton në shekullin e 4-të dhe përkujton Jezusin që lau këmbët e Apostujve të tij në darkën e fundit.
Mbretëresha Camilla do të përfaqësojë Charles për herë të parë këtë vit.
Një burim nga pallati tha se monarku është i vendosur të tregojë se familja mbretërore është e bashkuar dhe të sigurojë popullin britanik dhe “botën” se pavarësisht problemeve me të cilat ballafaqohet Shtëpia e Windsor në muajt e fundit, monarkia mbetet e fortë.
Kujtohet se Kate Middleton dhe trashëgimtari i fronit mbretëror William u nisën dje me helikopter nga Londra për në shtëpinë e tyre në Norfolk. Festat e Pashkëve do t’i kalojnë atje me tre fëmijët e tyre. Princesha e Uellsit, e cila tashmë po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese, nuk pritet të kthehet së shpejti në detyrat zyrtare dhe nuk do të marrë pjesë në shërbimin të dielën e Pashkëve.
William dhe Kate do të kalojnë pushimet e Pashkëve me tre fëmijët e tyre në shtëpinë e tyre në Norfolk
Mbreti Charles, i cili u diagnostikua me kancer më 5 shkurt dhe po trajtohet, do të marrë pjesë në shërbimin e Pashkëve në Kapelën e Shën Gjergjit, Kështjella Windsor, së bashku me anëtarë të tjerë të vjetër të familjes mbretërore.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co