”Air Force One”: Boll vodhët nga avioni ynë!

air force one boll vodhet nga avioni yne
air force one boll vodhet nga avioni yne

Shumë vjedhje janë regjistruar në avionin presidencial amerikan ”Air Force One”.

Nga këllëfët e jastëkëve të dizajnuara deri te gotat dhe pjatat me buzë ari.

”Por, këto janë vetëm disa nga objektet që mungojnë nga avioni zyrtar i presidentit amerikan Joe Biden”, shkruan il messaggero.it.

Pas këtyre anomalive vjen edhe reagimi i ekuipazhit të ”Air Force One”: ndaloni vjedhjen e suvenireve nga avioni zyrtar i presidentit amerikan, Joe Biden.

Jastëkët e markave, syzet dhe pjatat me buzë ari janë ndër objektet që mungojnë në kabinën e shtypit të avionit më të famshëm dhe më të sigurt në botë.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se heqja e sendeve nga avioni është e ndaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →