TAJLANDE
Më shumë se 3500 majmunë kanë pushtuar pjesën qendrore të Tajlandës duke bërë që qyteti i Lopburit të mbyllë të gjitha bizneset dhe blerësit të zhduken plotësisht.
Qyteti tajlandez, dikur një qendër e lulëzuar nga turistët që dyndeshin për të parë makakët e egër të qytetit, tani është pushtuar plotësisht nga ushtria prej 3500 majmunësh. Të gjithë banorët janë mbyllur në shtëpi nga frika e majmunëve.
“Ne jetojmë në kafaz, por majmunët jetojnë jashtë,” tha për AFP një qytetar.
“Ushqimet me sheqer mund të rrisin produktivitetin e majmunëve dhe të stimulojnë majmunët të riprodhohen më shumë”, thotë Suttipong Kamtaptim, nga Departamenti i Parkut Kombëtar.
Departamentit të Parqeve Kombëtare të Tajlandës i është dashur të fillojë një program sterilizimi me shpresën se do të jetë në gjendje të frenojë popullsinë e majmunëve të qytetit në rritje të shpejtë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co