Këlliçi: Javën tjetër do publikojmë dokumentet që tregojnë lidhjen e bashkisë së Tiranës me vdekjen e Ardit Gjoklajt

kellici javen tjeter do publikojme dokumentet qe tregojne lidhjen e bashkise se tiranes me vdekjen e ardit gjoklajt
kellici javen tjeter do publikojme dokumentet qe tregojne lidhjen e bashkise se tiranes me vdekjen e ardit gjoklajt

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës së tij nga protesta para bashkisë së Tiranës i bëri thirrje drejtësisë të hetojë kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ai shkoi edhe më tej kur paralajmëroi se javën e ardhshme do të publikojë dokumente që provojnë sipas tij, lidhjen e bashkisë së Tiranës me vdekjen e Ardit Gjoklajt në venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë.

“U bë e katërta javë që sjell këtu këshilltarët bashkiakë të opozitës, në orar zyrtar pune, ditën e premte, të cilët kërkojnë të futen në institucionin e Bashkisë së Tiranës për të marrë përgjigje për kërkesat që kanë bërë për fondet e Bashkisë Tiranë. Jemi në një ditë rutinë jave, në një ditë pune dhe ju e shihni mjaft mirë që dera e Bashkisë Tiranë është e mbyllur, është e lidhur me zinxhirë… Ku keni parë ju një bashki tjetër në botë që nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në institucion për të marrë informacion? Ku keni parë ju një drejtësi, e cila javën e kaluar u paralajmërua nga ky shesh që kryetari i bashkisë dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Eron Veliaj, me datë 25 prill, që ishte dita e djeshme, do të udhëtonte drejt Holandës për të takuar bashkëpunëtorët e tij në inceneratorin e Tiranës. Dhe çfarë ndodhi ditën e djeshme? Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës me një arrogancë të pashoq, postoi vetë nga Holanda, duke i bërë karshillëk gjith qytetarëve, opozitës dhe institucioneve të reja të drejtësisë“, tha Këlliçi.

I bëj thirrje SPAK-ut me të gjithë dokumentet që kemi dorëzuar deri tani me të gjithë materialet dhe provat e pakundërshtueshme që provojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës, në aferen e dherave dhe në aferën e 5D, të zbatojë ligjin, të marrë të pandehur dhe të çojë para drejtësisë, pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Nëse mendojnë se ne do të ndalojmë, nëse mendojnë se ne do të tërhiqemi e kanë gabim. Do na këni këtu çdo janë në mënyrë permanente deri sa drejtësia të veprojë pa regji. Sot jemi në ditën e 115 që kryetari i opozitës, Sali Berisha, mbahet në arrest shtëpie pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë. Ndërkohë një hajdut si Erion Veliaj, i cili është kapur në flagrancë me gjithë shtabin e tij elektoral të 14 majit, ai sot duhej të ishte para drejtësisë e prapa hekurave. Unë i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve. Ajo çka keni përjetuar në 14 majin e kaluar, shantazhi, presioni, dhuna që është ushtruar ndaj kujtdo që ka menduar ndryshe dhe ka kërkuar të votojë për ndryshimin do të shpaguhet.

Ne nuk tërhiqemi për të çuar para drejtësisë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës. Këtë nuk e thotë opozita. Këtë e ka thënë ish-numri 2 i qeverisë, ish-numri 2 i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Erion Veliajn si pronar faktik të inceneratorit të Tiranës.

Sot ne jemi i vetmi shtet që kemi një kryebashkiak të kapur në flagrancë ne vjedhje dhe me duart në xhepat e qytetarëve dhe askush nuk mban përgjegjësi. Treçereku i kabinetit, një pjesë e kryebashkiakëve, deputetë, sot ndodhen në burg dhe Edi Rama vazhdon tallet e me qytetarët dhe thotë nuk di asgjë kush ka ngrënë dardha dhe mollë prapa kurrizit.

Javën tjetër do të bëjmë publike dokumentet të reja që tregojnë lidhjet e Bashkisë së Tiranës me vrasjen e të miturit Ardit Gjoklaj. Kemi dhënë premtimin tashmë prej 8 vitesh që Ardit Gjoklajn nuk e harrojmë dhe këtë premtim do ta mbajmë …”.

Këlliçi kishte edhe një apel për efektivët e policisë bashkiake dhe ata të Policisë së Shtetit:

“Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestoni hajdutët në bashki. I nderuar drejtues i Policisë së Shtetit që po flet me mikrofon. Merr masa që të arrestosh një hajdut që ka vjedhur 30 milionë euro nga taksat tuaja. Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit, efektivë të Policisë Bashkiake, askush nga protestuesit nuk ka asgjë me ju, përkundrazi jeni dëshmitarë se si jeni përdorur ndër vite për t’i shërbyer biznesit personal të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Jeni ju që jeni detyruar të rrini natën e të ndaloni pleqtë që sheshin një tufë majdanoz në rrugët e këtij qyteti për t’i shërbyer biznesit privat të drejtorit të Policisë së Tiranës, Ermal Kapllanaj”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →