Kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten dhe dy vajzat, 46-vjeçari arrestohet teksa tentonte arratisjen

kercenoi me arme zjarri bashkeshorten dhe dy vajzat 46 vjecari arrestohet teksa tentonte arratisjen
kercenoi me arme zjarri bashkeshorten dhe dy vajzat 46 vjecari arrestohet teksa tentonte arratisjen

Një 46-vjeçar në qytetin e Vlorës është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, ndërsa më pas ka tentuar të arratiset.

Mësohet se shtetasi Sh. Xh. ka kanosur familjaret e tij me një armë gjahu çifte, por më pas është arrestuar nga autoritetet teksa po përpiqej të largohej nga banesa me një motoçikletë.

Sakaq, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për referimin e materialeve procedurale në Prokurori.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale, në familje.

Kanosi për jetën, me armë gjahu (çifte), bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, kapet në flagrancë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në tentativë për t’u larguar me motoçikletë, 46-vjeçari.

Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) dhe motoçikleta.

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e sotme, se një shtetas po kanoste për jetën, me armë gjahu çifte, bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, në banesë, në lagjen “15 Tetori”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, është kapur në flagrancë në tentativë për t’u larguar me një motoçikletë, shtetasi Sh. Xh., 46 vjeç.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët, si dhe motoçikleta me të cilën tentoi të largohej.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për referimin e materialeve procedurale në Prokurori.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →