Kosova

Kontrolle të shtuara në veri të Kosovës, Sveçla dhe zyrtarë të lartë vizitojnë nga afër kufirin me Serbinë

kontrolle te shtuara ne veri te kosoves svecla dhe zyrtare te larte vizitojne nga afer kufirin me serbine
kontrolle te shtuara ne veri te kosoves svecla dhe zyrtare te larte vizitojne nga afer kufirin me serbine

Krerë të policisë së Kosovës dhe ministra të qeverisë kanë vizituar sot zonën kufitare në Bërnjak, Jasonevik dhe atë të liqenit të Ujmanit në veri të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë vizitë kanë marrë pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar, Fehmi Xhata.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas mediave në Kosovë kjo vizitë ka ardhur edhe pas raportimeve lidhur me kontrabandën në këtë zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts