5 javë përpara fundit, Real Madrid e dërgon në plus 14 diferencën me vendin e dytë, duke e bërë titullin në La Liga një formalitet. Ekipi i Ancelotti-t doli me tre pikë nga transferta në “San Sebastian” përballë Real Sociedad fal suksesit minimal 1-0. Ky trepikësh merr edhe më shumë vlera në një kohë kur Ancelotti arriti të bëjë një rotacion të lehtë.
Reali gjeti golin e avantazhit në minutën e 29-të, ku Arda Guler ndoqi mirë aksionin dhe brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë. Sociedad nuk u dorëzua, por ushtroi presion në zonën e Realit, Kubo gjeti golin e barazimit në minutën e 32-të, por gjyqtari i takimit, me ndihëm e VAR, anuloi gjithçka për faull në sulm. Sociedad provoi deri në fund të shmangte këtë humbje, por pa sukses.
Në përfundim të këtij takimi, Carlo Ancelotti i thuri elozhe Arda Guler, autorit të golit, ndërsa shtoi se ky ishte një sukses i rëndësishëm që i afron gjithnjë e më shumë me titullin: “Reali luan shumë mirë futboll, mbi të gjitha futboll ofensiv dhe që mua më pëlqen shumë. Nuk është e lehtë të fitosh në fushën e Real Sociedad. Megjithatë, kemi një organikë të plotë dhe fituam duke vuajtur dhe luftuar. Na duhen edhe katër pikë për titullin dhe jemi shumë pranë këtij objektivi”, u shpreh Ancelotti.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co