Bota

Pengmarrja e anijes, Irani jep lajmin e mirë, do të lirojë ekuipazhin

pengmarrja e anijes irani jep lajmin e mire do te liroje ekuipazhin
pengmarrja e anijes irani jep lajmin e mire do te liroje ekuipazhin

Ekuipazhi i një anijeje të konfiskuar me flamur portugez, e cila është e lidhur me Izraelin, pritet të lirohet së shpejti, ka thënë ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, raportun mediat iraniane të shtunën.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit e konfiskuan anijen MSC Aries së bashku me 25 anëtarët e ekuipazhit të saj në Ngushticën e Hormuzit më 13 prill, pak ditë pasi Teherani ishte zotuar se do të hakmerrej kundër një sulmi të dyshuar izraelit në konsullatën e tij në Damask të Sirisë.

Irani kishte thënë asokohe se do ta mbyllte tërësisht këtë ngushticë, e cila është rrugë shumë e rëndësishme tregtare. Sulmet kundër anijeve të mallrave kohëve të fundit në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit nga grupi jemenas, Huthi, i cili është i lidhur me Iranin, e kanë trazuar transportin tregtar botëror.

Huthi ka thënë se po i kryen këto sulme në shenjë mbështetjeje për palestinezët në Rripin e Gazës, të cilët janë duke u përballur me një luftë tashmë gjashtëmujore me Izraelin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts