Sport

Kupa e Shqipërisë, Ahmataj: Duhet të jemi skuadër solide ndaj Teutës, Tirana synon trofeun

kupa e shqiperise ahmataj duhet te jemi skuader solide ndaj teutes tirana synon trofeun
kupa e shqiperise ahmataj duhet te jemi skuader solide ndaj teutes tirana synon trofeun

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Teutën në “Niko Dovana”, takim i vlefshëm për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

“Pavarësisht rezultatit që na ka mërzitur shumë, këtë e kemi shprehur edhe pas ndeshjes, skuadra prodhoi lojë për disa gabime jemi mundur ndërkohë duhet të shohim përpara. Nëse do të kishim humbur një derbi të paluajtur atëherë do të kishte frikë por kështu nuk ka nevojë për panik sepse prodhuam lojë, bëmë dy gabime dhe u ndëshkuam. Futbolli është lojë gabimesh dhe duhet të gabojmë sa më pak për të arritur tek rezultati.

Është një tjetër ndeshje nesër nuk ka lidhje me kampionatin. është me dy takime dhe asgjë s’vendosët në ndeshjen e parë por duhet të jemi vendosur. Kundërshtari është i fortë dhe agresiv sidomos në fushën e vetë, dhe ne duhet të përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Teuta ka një lloj agresiviteti, dhe duhet të jemi më solidë nesër në fushën e lojës. Ne përdorim lojtarët tanë më të mirë dhe më të fortë.

Skuadrat në këtë kampionat janë në të njëjtin nivel dhe i zgjidhin episode, duhet të bëjmë më pak gabime. Tirana ka vetëm një objektiv të vetëm, është titulli, edhe Kupa është objektiv i sezonit”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts