Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropan dhe kandidatja për Partinë Popullore Evropian të qendrës së djathë (EPP), iu është drejtuar simpatizantëve, të cilët e kanë pritur me avacione “pesë vjet të tjera, pesë vjet të tjera”.
![“Ishim të bashkuar dhe ia dolëm”- Ursula von der Leyen i drejtohet simpatizantëve që e presin me brohorima: Shijojeni, nesër kthehemi në punë 2 epa09912116 European Commission President Ursula von der Leyen makes a statement following the decision by Russian energy giant Gazprom to halt gas shipments to Poland and Bulgaria, in Brussels, Belgium, 27 April 2022. EPA-EFE/KENZO TRIBOUILLARD / POOL](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/ishim-te-bashkuar-dhe-ia-dolem-ursula-von-der-leyen-i-drejtohet-simpatizanteve-qe-e-presin-me-brohorima-shijojeni-neser-kthehemi-ne-pune.jpg)
“Kemi pasur një fushatë fantastike, ishim të vendosur, ishim të bashkuar, ia dolëm dhe tani fituam zgjedhjet evropiane ,” tha ajo.
“Kjo është një ditë e mirë për EPP-në”, bërtiti ajo duke duartrokitur. “Ne i fituam zgjedhjet.Së pari dua të falënderoj votuesit që na besuan votën e tyre dhe llogaritën tek ne,” tha ajo.
Von der Leyen u tha aktivistëve të saj që të shijonin mbrëmjen, por që nga nesër ishte “punë” për t’u ofruar votuesve në të gjithë Evropën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co