Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re

macron u ben thirrje partive me vlera republikane ta formojne qeverine e re
macron u ben thirrje partive me vlera republikane ta formojne qeverine e re

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje të mërkurën partive politike me “vlera republikane” t’i bashkojnë forcat për ta formuar një shumicë të qëndrueshme në Asamblenë Kombëtare të vendit, pasi zgjedhjet parlamentare të dielën nuk dhanë fitues të qartë.

Zgjedhjet, të cilat Macroni i thirri pasi humbi kundër të së djathtës ekstreme Tubimi Kombëtar në zgjedhjet evropiane, e kanë futur Francën në një rrugë qorre, me tri blloqe të kundërta politike dhe pa një shumicë që do ta formonte Qeverinë e re.

Në një letër të publikuar në gazetat e vendit, Macroni u bëri thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë një koalicion qeverisës dhe tha se shpreson se mund ta zgjedhë një kryeministër nga një grupim i tillë.

“Të shpresojmë në aftësitë e liderëve tanë politikë për të treguar ndjesi, harmoni dhe qetësi në interesin e tyre dhe të vendit. Në frymën e këtyre parimeve, unë do të vendos për emërimin e një kryeministri”, shkroi Macron.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →