Shqiperia

Protesta e 11 korrikut, Berisha thirrje bizneseve: Mbyllni qepenat, bashkohuni me ne/ Një ftesë edhe për administratën

protesta e 11 korrikut berisha thirrje bizneseve mbyllni qepenat bashkohuni me ne nje ftese edhe per administraten
protesta e 11 korrikut berisha thirrje bizneseve mbyllni qepenat bashkohuni me ne nje ftese edhe per administraten

Shqipëria iu thërret në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Ky ishte mesazhi që kreu demokrat, Sali Berisha, nga ballkoni i banesës ku qëndron në arrest shtëpie, i ka drejtuar mbështetëesve të tij dhe qytetarëve, në prag të protestës që do të mbahet mbrëmjen e së enjtes (11 korrik) në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

“Është dita në të cilën qytetarët e këtij vendi do të ngrihen me forcën e bashkimit të tyre dhe do të çelin dyert e përmbysjes të këtij regjimi armiqësor, regjimi pushtues të brendshëm.

Regjimi që po zbraz Shqipërinë sa asnjë luftë, sa asnjë fatkeqësi natyrore, sa asnjë epidemi dhe asnjë pushtim në të gjitha kohërat.

Ndaj dhe unë sot thirrjen time do ta nis duke iu drejtuar çdo të reje dhe të riu shqiptar, nesër Shqipëria iu thërret në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Nesër, Shqipëria ju pret në rrugët dhe sheshet e Tiranës si shpëtimtarë.

Nesër, ju vajzat dhe djemtë e këtij vendi, duhet t’i përgjigjeni thirrjes së saj.

Mos harroni se Shqipëria iu fton ju në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj.

Ju fton ju në një moment kur pas një dekade sundimi të Edi Ramës, ajo ka ardhur buzë greminës.

Ajo numëron tashmë çdo vit më shumë të vdekur se të lindur.

E merrni pra me mend se sa të çmuar jeni ju për vendin dhe kombin tuaj.

Prandaj dhe nesër, në ditën e besës së madhe të shqiptarëve për të shpëtuar Shqipërinë”, tha Berisha.

Në vijim, ish-Kryeministri ftoi në shesh çdo punonjëse dhe punonjës të ndershëm të këtij vendi, që konstaton se si zyrat e shtetit janë shndërruar në zyrat e hajnisë të pamëshirë ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Të bashkohen me ne në respekt të qytetarëve dhe vetes së tyre. I garantoj se administrata do ketë respektin e merituar. I garantoj se pensionistët do të kenë dyfishim të pensioneve dhe se do marrë fund keqtrajtimi dhe përçmimi i tyre me rrogat qesharake. Garantoj mësues dhe nxënës se arsimi, shkollimi, cilësia do të jetë përparësia e të gjitha përparësive tona. Ftoj çdo mësuese dhe mësues të bashkohet me ne në këtë betejë për shpëtimin e arsimit, për shpëtimin e Shqipërisë. Ftoj mjekët, infermierët, të bashkohen me ne kundër këtij regjimi që me vjedhjet, plaçkitjet që u bën fondeve të ilaçeve, fondeve të sterilizimit, fondeve të mjekimit, kryen krime monstruoze kundër njerëzimit.

Bashkohuni me ne të ndryshojmë shëndetësinë tonë, t’i rikthejmë asaj dinjitetin, humanizmin, cilësinë që meritojnë shqiptarët.

Ftoj çdo biznesmen dhe biznesmene nesër të dalë me guxim në shesh sepse ne me ndryshimin që sjellim, duam t’i kthejmë biznesit konkurrencën e lirë.
Duam t’i kthejmë biznesit dinjitetin. Duam t’i përgjysmojmë atij barrën fiskale. Mbyllni qepenat, derdhuni në shesh me qytetarët”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts