Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u ka thënë dy zyrtarëve të lartë izraelitë se numri i viktimave nga radhët e civilëve nga bombardimet në Gaza, janë të papranueshme.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Blinken.
Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet vdekjeprurëse në ditët e fundit, duke përfshirë një kamp refugjatësh dhe shkolla të shumta të drejtuara nga OKB-ja, ku civilët ishin strehuar.
Blinken priti dy zyrtarë izraelitë, ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi, të cilit u shprehu shqetësimet për atë që po ndodh në Gaza.
“Numri i viktimave mbeten shumë të larta, të papranueshme. Ne vazhdojmë të shohim shumë civilë humbin jetën në këtë konflikt”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Të shtunën, më shumë se 90 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve izraelite në kampin al-Mawasi pranë Khan Younis, i cili është caktuar si zonë e sigurt.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co