Bota

Vdekja në burg e Navalnyt, BE: Përgjegjës, regjimi rus! Luftëtarët shuhen, por lufta për liri s’mbaron kurrë

vdekja ne burg e navalnyt be pergjegjes regjimi rus luftetaret shuhen por lufta per liri smbaron kurre
vdekja ne burg e navalnyt be pergjegjes regjimi rus luftetaret shuhen por lufta per liri smbaron kurre

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me vdekjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë këtë të premte në ambientet e burgut, ku ishte transferuar në Siberi.

Në lidhje me lajmin ka reaguar dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili bën fajtor për vdekjen regjimin e presidentit Vladimir Putin. Në një reagim në ‘Facebook’, Michel i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe nënvizon se luftëtarët vdesin, por lufta për liri nuk mbaron kurrë.

“Alexei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit. BE-ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij. Dhe atyre që luftojnë për demokraci në mbarë botën në kushtet më të errëta. Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk mbaron kurrë”, shkroi në “X” Michel.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts