Mijëra serbë të Kosovës në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës u mblodhën në mënyrë paqësore të hënën për të protestuar kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për të ndaluar dinarin serb si mjet ligjor, shkruan Reuters. Protestuesit në pjesën veriore, me shumicë serbe të Mitrovicës valëvitën flamujt serbë dhe mbanin pankarta ku shkruhej “Evropë, hapi sytë” dhe “Kam punuar për pensionin tim gjithë jetën, nuk do t’ia jap Kurtit”, duke iu referuar kryeministri i Kosovës.
“Të na pengosh të marrim pensionet që kemi fituar, fjalë për fjalë do të thotë se ata po na marrin copën e bukës, po na shfuqizojnë jetën”, tha Dusanka Gjorovic, anëtare e një shoqate pensionistësh, para turmës nga një skenë e improvizuar.
Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e ish-krahinës së saj jugore, përdor dinarin në zonat me shumicë serbe për të paguar pensionet, ndihmën sociale dhe pagat për institucionet e saj paralele në Kosovë, duke përfshirë spitalet dhe shkollat. Në janar, Banka Qendrore e Kosovës tha se të gjitha pagesat në vend duhet të bëhen vetëm në euro, të cilat Kosova e miratoi në mënyrë të njëanshme si monedhë të saj në vitin 2002, duke sugjeruar se dinari serb nuk do të përdoret nga 1 shkurti.
Pas thirrjeve nga SHBA, Italia, Franca, Gjermania dhe Britania për të pezulluar vendimin, qeveria tha se do të lejonte një periudhë kalimtare njëmujore, shkruan agjencia, por mediat në Kosovës bënë me dije sot se Banka Qendrore e Kosovë e ka shtyrë periudhën tranzitore për tre muaj. Kryeministri Albin Kurti vonë të dielën (11 shkurt) hodhi poshtë kritikat për ndalimin e dinarit, duke thënë se masa e re kishte për qëllim frenimin e flukseve të paligjshme të parave të gatshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co