Emily Ratajkowski seksi dhe provokuese në videoklipin e ri të Travis Scott, modelja shfaqet me të brendshme

emily ratajkowski seksi dhe provokuese ne videoklipin e ri te travis scott modelja shfaqet me te brendshme

Emily Ratajkowski është bërë pjesë e videoklipit të ri të Travis Scott. Kënga e Travis Scott “I Know” ka një videoklip dhe në të interpreton Emily Ratajkowski.

Në klipin e publikuar, reperi 32-vjeçar zgjohet në shtratin e tij, në të cilin modelja e njohur shfaqet papritur e veshur me të brendshme. Pamjet më pas tregojnë yllin duke pirë duhan në një vaskë, duke u ushtruar dhe duke bërë banjo dielli pranë pishinës.

Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte kur Emily Ratajkowski u gjet në shtrat, pranë Travis Scott-it, e cila kishte vetëm të brendshme të zeza. Në fund të videos, në vend të Ratajkowskit shfaqet modelja 26-vjeçare Anok Yai. Ajo vetë është krejtësisht e zhveshur, me Travis Scott të shtrirë mbi të, duke fshehur pjesët e saj intime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co