Një vullkan shpërtheu në ishullin japonez të Sakurajima, duke sjellë një re të madhe hiri 16,000 metra nga toka dhe duke hedhur gurë një milje larg. Në fakt, ka pasur një paralajmërim për banorët që të jenë gati të largohen nga ishulli nëse është e nevojshme.
Bëhet fjalë për një stratovolcano që ndodhet në jug të Japonisë që nisi të derdhte llavë mbrëmjen e së enjtes, e cila ka vazhduar edhe sot.
Pamjet dramatike të shpërthimit tregojnë një shtëllungë tymi që ngrihet në qiell, ndërsa ekspertët thonë se reja e tymit mund të mbulojë me hi qytetet dhe fshatrat përreth.
Shpërthimi i fundit i vullkanit është më i fuqishmi që nga viti 2020. Kjo ishte hera e fundit që hiri arriti në 16,000 metra. Sipas zyrtarëve lokalë, nuk u raportuan dëme në ndërtesa apo lëndime.
Siç thuhet, Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim vullkanik të nivelit 3 për zonën, duke u kërkuar njerëzve të qëndrojnë vigjilentë për mundësinë e flukseve piroklastike brenda një milje nga maja e vullkanit Minamidake dhe kraterit Showa.
Vihet re se shpërthimi i vullkanit ka nisur rreth orës 18:30 më 14 shkurt dhe dërgoi tymin kudo, duke krijuar vizibilitet të dobët në zonën përreth.
Vullkani ndodhet 2.5 milje përtej gjirit nga qyteti i Kagoshima, i cili është shtëpia e rreth 600,000 banorëve. Shpërthimi i tij vjen pasi mali Otake, një tjetër vullkan rreth 130 milje në jug të Sakurajima, shpërtheu të dielën, duke treguar një rritje të aktivitetit sizmik.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co