Joan Collins dhe Percy Gibson festuan 22 vjet martesë. Çifti u martua në vitin 2002 dhe diferenca prej 32 vitesh që kanë mes tyre duket se nuk ka asnjë rëndësi për ta.
Joan Collins sot mbush 90 vjeç, ndërsa bashkëshorti 58. Për të shënuar përvjetorin e martesës, aktorja ka bërë disa postime në rrjetet sociale.
Fillimisht ajo ka postuar në llogarinë personale në Instagram një foto nga dasma e tyre, teksa janë duke kërcyer.
Ajo i ka shkruar: “Njëzet e dy vjet më parë ne kërcyem këngën tonë të dasmës dhe vazhdojmë të kërcejmë këngën tonë të dasmës edhe sot”.
Në një tjetër foto që ai ka publikuar, ata të dy pozojnë të buzëqeshur para kamerës, gjatë një daljeje të tyre.
“22 vite bashkë sot dhe ende të dashuruar ”, ka shkruar Joan Collins në foto. Kur në të kaluarën aktorja pyetej për diferencën në moshë mes saj dhe bashkëshortit, ajo me humor u përgjigj: “Nëse do të vdesë, do të vdesë”.
Për sekretin që e mban gjallë martesën e tyre, ai tha: “Ne fokusohemi në tre gjëra. Seks, seks, seks.”
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co