Shqiperia

Pllaka e betonit rrëzohet nga vinçi dhe zë poshtë punëtorin, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

pllaka e betonit rrezohet nga vinci dhe ze poshte punetorin vdes tragjikisht shqiptari ne itali
pllaka e betonit rrezohet nga vinci dhe ze poshte punetorin vdes tragjikisht shqiptari ne itali

I hidhur ka qenë fati i një shqiptari në Itali, i cili ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Ai është shtypur nga një pllakë betoni, e cila ra nga vinçi.

Mediat në Itali raportojnë se bëhet fjalë për 54-vjeçarin, Edison Malaj, ndërsa incidenti ndodhi pasditen e djeshme (17 shkurt) në Frascineto, në zonën e Kozencës.

Shqiptari ishte në punë me punëtorë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur pllaka e transportuar nga vinçi u shkëput duke e goditur atë. Edhe pse ndihma e mjekëve ka qenë e menjëhershme, shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts