ITALI
Thashethemet e nisura nga Dagospia për një ndarje mes Chiara Ferragni-t dhe Fedez janë gjithnjë në rritje kohët e fundit. Që nga Sanremo 2023, pra pak më shumë se një vit më parë, lajmet për një krizë në çift nisën të qarkullonin.
Mirëpo, të dielën e kaluar, ai thuhet se ka lënë apartamentin e ri luksoz ku ata u shpërngulën me fëmijët së fundmi dhe ka lëvizur diku tjetër. Nëse është një moment reflektimi apo një ndarje përfundimtare, është ende herët për ta thënë. Por në realitet influencuesja ka kohë që ka dërguar sinjale të shumta për ndarjen. Në udhëtimet që ka bërë që prej dhjetorit: kanë qenë gjithmonë fëmijët, miqtë, motrat dhe nëna e saj, por nuk kishte asnjë shenjë të Fedez.
Reperi ka qëndruar gjithmonë në shtëpi, në Milano dhe vetëm pak ditë më parë ka udhëtuar për në Miami, pa familjen. Kur u kthye në shtëpi, për ta mirëpritur ishin fëmijët dhe qeni, por Chiara nuk ishte aty.
Asnjë video-telefonatë e bërë publike, siç ka ndodhur gjithmonë, asnjë ndërveprim mes tyre përveç një darke të Shën Valentinit, e cila, megjithatë, shumëkujt iu duk menjëherë shumë e dyshimtë. Dhe më pas janë mesazhet që Ferragni ka dërguar prej disa kohësh përmes rrjeteve sociale, siç janë shkrimet motivuese.
Më pas ndodhi ndryshimi i fotos së profilit nga influencuesja, e cila pak ditë më parë, pas vitesh, vendosi që të ishte vetëm me fëmijët e saj. Diçka që për momentin Fedez nuk e ka bërë ende. Por edhe në ditën e Shën Valentinit të dy zgjodhën mënyra të ndryshme: ishte ai që ndau disa foto të darkës dhe të gruas së tij. Nga ana tjetër, asnjë imazh i Fedez nuk u shfaq për publikun në profilin e Ferragni-t: ajo preferoi të fokusohej tek vetja, tek veshjet dhe grimi i saj. Dhe vetëm pak ditë më parë, ajo postoi një foto me dorën e saj të majtë pa unazën e martesës: një sinjal i pagabueshëm që është e pamundur të mos bjerë në sy, bashkë me mungesën totale të bashkëshortit prej muajsh në rrjetet e saj sociale.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co