Bota

A do të përballet në debat me ish-Presidentin Trump? Biden: Kjo varet nga…

a do te perballet ne debat me ish presidentin trump biden kjo varet nga
a do te perballet ne debat me ish presidentin trump biden kjo varet nga

Presidenti amerikan Joe Biden u pyet sot pranë avionit presidencial Air Force One nëse do të debatonte apo jo me ish-presidentin Trump , i cili eliminoi ish-ambasadoren e OKB-së Nikki Haley nga Primaret Republikane të martën pas fitoreve në çdo shtet përveç Vermontit, përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

“A do të angazhoheni për një debat me ish-presidentin Trump?” u pyet Biden.

Biden u përgjigj, duke thënë: “Kjo varet nga sjellja e tij”. Biden e bëri këtë koment duke u nisur nga fjalimi i tij për gjendjen e Bashkimit mbrëmë, ku rreth 24 milionë amerikanë e ndoqën ‘live’.

Ish-presidenti Trump i ka bërë thirrje Biden që të debatojë me të përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2024 disa herë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts