Bota Kuriozitete

Momenti befasues kur avioni ulet gjatë stuhisë me erëra të forta (Video)

Ky është momenti kur një avion kryen një ulje spektakolare në aeroportin e Edinburgut gjatë stuhisë Kathleen, ndërsa erërat ishin mbi 80 kilometra në orë.
Imazhet janë marrë dhe postuar nga një pasagjer, Gary Wilkinson. Në bordin e Cessna-s së vogël, Wilkinson regjistroi nga prapa kabinës afrimin befasues në shiritin e uljes. Wilkinson dhe pesë shokë të tjerë ishin pasagjerët e vetëm në bord kur avioni u ul. Ata po ktheheshin nga një pushim me ski në Oslo të Norvegjisë. Në atë moment, erërat e forta nga stuhia Kathleen ishin mbi 140 kilometra në orë në disa zona të Skocisë. Rreth 140 fluturime në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar u anuluan të shtunën më 6 prill për shkak të motit të keq.

Video
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts