A do të rikthehet në BBV? Si i përgjigjet Drini Zeqo pyetjes së të gjithëve

a do te rikthehet ne bbv si i pergjigjet drini zeqo pyetjes se te gjitheve

Pasditen e sotme, nga “Ftesë në 5”, Drini Zeqo iu rikthye edhe një herë banorëve të shtëpisë së BBV, për të komentuar sjelljen e tyre të ditëve të fundit, por edhe për të treguar më shumë për përjetimet, tashmë si publik jashtë lojës. Gjatë këtyre ditëve që i ka parë ndryshe të gjitha personazhet e shtëpisë, ka rezerva për disa prej tyre, referuar edhe qëndrimit apo marrëdhënieve që kanë vendosur me të tjerët në shtëpi.

I pyetur nëse ka krijuar antipati për ndonjë njeri në shtëpi tani që është jashtë saj, Drini nuk preferoi të përmendë emra, por tha se më shumë sesa për personazhin, ai krijon antipati për sjelljen e tyre ndaj njëri-tjetrit. Kjo, sipas Drinit, është e pahijshme për publikun që i ndjek, ndaj edhe ai nuk pajtohet me këtë mënyrë të “lojës”.

Po vetë e ka menduar një rikthim në shtëpi?

Drini tha se mes shumë komenteve që ka lexuar dhe mesazheve që ka marrë në këto ditë pas daljes nga BBV, më i bukuri ka qenë: “Futu përsëri brenda në shtëpi” dhe “Pse nuk futesh përsëri në shtëpi?”.

Po nëse kjo do t’i propozohej? “Pooo, pse jo?” – ishte përgjigjja e Drinit, pas kësaj pyetjeje.

Ende nuk dihet nëse ai do të ishte njëlloj i gatshëm nëse ftesa do t’i ribëhej, ama Drini është i sigurt se, nëse do të hynte edhe një herë në shtëpi, do të ndryshonte raportet me disa nga banorët aty: “Do të shmangia Ilnisën. Mendoj që po bën një lojë, larg mënyrës se si e kisha përfytyruar unë. Kisha perceptuar një sjellje tjetër, në pozicionin e një gazetareje…”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →