Shqiperia

Aksident në Kuçovë, vinçi i pret rrugën “Golfit”, plagoset pasagjerja

aksident ne kucove vinci i pret rrugen golfit plagoset pasagjerja
aksident ne kucove vinci i pret rrugen golfit plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Kuçovës, në vendin e quajtur “Meteor”.

Një Vinç, në përpjekje për tu kthyer,i ka prerë rrugën një automjeti tip Golf 6, ku udhëtonin dy vajza.

Si pasojë e aksidentit,është dëmtuar në nofull pasagjerja e makinës,ndërkohë që dy drejtuesit e të dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime.

E dëmtuara është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat të policisë rrugore,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit,për të konkluduar në shkaqet dhe dinamikën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts