Shqiperia

Aksidenti i rëndë në Fier/ U përplas nga Fuoristrada, këmbësori gjen vdekjen në spital

aksidenti i rende ne fier u perplas nga fuoristrada kembesori gjen vdekjen ne spital
aksidenti i rende ne fier u perplas nga fuoristrada kembesori gjen vdekjen ne spital

Një aksident me vdekje u regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier. Një këmbësor 50-vjeçar është goditur nga një automjet tip “Fuoristradë” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

Shtetasi  Dritan Gjinaj u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit ku edhe ndërroi jetë.

[embedded content]

Njoftimi: 

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts