Shqiperia

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet në Hanin e Hotit 31-vjeçari shqiptar

i shpallur ne kerkim nderkombetar per trafikim droge arrestohet ne hanin e hotit 31 vjecari shqiptar
i shpallur ne kerkim nderkombetar per trafikim droge arrestohet ne hanin e hotit 31 vjecari shqiptar

Një 31-vjeçar, i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike nga drejtësia italiane është arrestuar në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.

Raportohet se si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Sakaq, vijojnë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Itali.

Njoftimi i policisë:

PKK Hani i Hotit

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i cili akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts