Shqiperia

Aksidenti në Këlcyrë, reagon Avokati i Popullit: Kambanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimit të paligjshëm

aksidenti ne kelcyre reagon avokati i popullit kambane alarmi per forcimin e masave ndaj kontrollit te emigrimit te paligjshem
aksidenti ne kelcyre reagon avokati i popullit kambane alarmi per forcimin e masave ndaj kontrollit te emigrimit te paligjshem

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Këlcyrë, ku humbën jetën tetë persona, shtatë emigrantë dhe shoferi i automjetit nga Shkodra.

Në një postim në rrjetet sociale, Avokati i Popullit e quan ngjarjen një kambanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimit të paligjshëm, ndërsa shtoi se duhen romovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin.

Avokati i Popullit shkruan se kjo ngjarje duhet të na kujtojë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë.

Postimi i plotë: 

Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, që solli për pasojë 8 viktima.

Emigrimi i jashtëligjshëm është një sfidë mbarëbotërore dhe çështje e ndjeshme për shoqërinë në tërësi, me të cilën po përballemi fort në dekadën e fundit edhe në vendin tonë.

Ka shumë arsye që njerëzit vendosin të emigrojnë, përfshirë shkëputjen nga konfliktet, kërkesën për mundësi të reja punësimi dhe dëshirën për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe të familjes.

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimin të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin. Adresimi në nivel global i çështjes së migracionit duke trajtuar shkaqet në origjinë, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

Forcimi i ligjit dhe zbatimin e tij, krijimi i mundësive legjitime për emigracion dhe azil, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për të adresuar shkaqet themelore të emigrimit të paligjshëm janë çështjet që duhen adresuar me prioritet.

Është e rëndësishme që politikat dhe ligjet të mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe të sigurojnë që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka hartuar disa raporte dhe ka dhënë rekomandime ku ka adresuar çështje me rëndësi mbi këtë temë.

Kjo ngjarje duhet të na kujtojë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts