Shqiperia

Akuzohet se lejoi kultivimin e drogës kur ishte shef komisariati, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS (EMRI)

akuzohet se lejoi kultivimin e droges kur ishte shef komisariati spak merr te pandehur kryebashkiakun e ps emri
akuzohet se lejoi kultivimin e droges kur ishte shef komisariati spak merr te pandehur kryebashkiakun e ps emri

Leonard Hide, kryebashkiaku socialist i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Gazetarja Klodiana Lala pohoi për BalkanWeb se Hida dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative “Cepo” dhe “Picar” krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie.

Ata kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”. Në të njëjtën dosje me Hide janë edhe disa të pandehur të tjerë.

SPAK kërkoi dy javë kohë të vendosë nëse do ta mbaje ose jo çështjen ndaj tij për faktin se dyshimet për vepër penale janë para se të behej kryetar bashkie.

Ishte gjykata e Gjirokastrës  që shpalli mos kompetencën dhe solli dosjen në GJKKO për Hiden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts