Sport

Bashkëshortja e Acerbit si Bonucci: Tani shpëlani gojën përpara se të flisni

bashkeshortja e acerbit si bonucci tani shpelani gojen perpara se te flisni
bashkeshortja e acerbit si bonucci tani shpelani gojen perpara se te flisni

E ashpër ka qenë në reagimin e saj në rrjetet sociale bashkëshortja e Françesko Açerbit, Klaudia Sharp. Sigurisht që këto ditë nuk kanë qenë shumë të qeta edhe për familjen e lojtarit të Interit.

Shumë mesazhe për të dhe kërcënime për fëmijët që kanë bërë se reagimi i saj të jetë i tillë. “Gëzuar të gjithëve. Për ata që ofendojnë dhe shajnë familjarët. Për ata që kërcënojnë me jetë fëmijët tanë. Për të gjithë luanët e tastierave që nuk u ndalën kurrë. Për ata që nuk u rreshtën së kërcënuari fëmijët e mi gjatë gjithë këtyre ditëve. Gëzuar. Keni nevojë”, ka shkruar ajo në “Instagram”. Ndërkohë që ka përdorur edhe shprehjen e ish-kapitenit të Juventusit, Leonardo Bonuçi. “Tani duhet të shpëlani gojën përpara se të flisni”, ishte një tjetër deklaratë e saj.

Sigurisht që ky vendim rikthen disi qetësinë në familjen e lojtarit dhe atë të Interit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts