Sport

“Duhet ta kishim kaluar pa problem fazën e grupeve, do tërhiqesha nga kombëtarja polake në rast dështimi”

duhet ta kishim kaluar pa problem fazen e grupeve do terhiqesha nga kombetarja polake ne rast deshtimi

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, ishte vendimtar për Poloninë e tij, duke e ndihmuar kombëtaren të fitojë ndaj Uellsit me penallti, për të marrë kështu një biletë për në Euro 2024. “Gardiani” i njohur foli në mikrofonat e UEFA-s, ku tregoi emocionet për kualifikimin në Europian.

“Kualifikimi për Kampionatin Evropian? Ne përmbushëm detyrën tonë. Nëse jam i lumtur? Padyshim. Gjithsesi, unë jam gjithmonë i qetë. I përjetoj emocionet në fushë dhe jashtë saj mjaft lehtë. Jam i lumtur, por nuk emocionohem aq thjeshtë” – Tha ai.

Szczezny shtoi: “Duhet të kishim kaluar pa problem fazën e grupeve. Nuk e bëmë, por sot kryem detyrën. Është e rëndësishme sepse nëse do ta kishim humbur këtë ndeshje, ndoshta do të isha larguar nga kombëtarja”.

Ju
Ju

Kujtojmë që Polonia doli si vendi i 3-të në grupin kualifikues ku ishte Shqipëria, teksa siguroi një biletë vetëm nëpërmjet Play Off.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts