![Berisha ngel jashtë PD-së? Burime nga Kuvendi: Rikthehen në grupin e PD të përjashtuarit, por jo ish-kryeministri 2 berisha ngel jashte pd se burime nga kuvendi rikthehen ne grupin e pd te perjashtuarit por jo ish kryeministri](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/berisha-ngel-jashte-pd-se-burime-nga-kuvendi-rikthehen-ne-grupin-e-pd-te-perjashtuarit-por-jo-ish-kryeministri.jpg)
Gazment Bardhi iu drejtua javën e kaluar Kuvendit përmes një shkrese duke bërë të ditur se anuloheshin të gjitha masat disiplinore ndaj deputetëve të djathtë.
Mes të përjashtuarve, ai që përfiton në letër është edhe ish-kryeministri Sali Berisha i pezulluar nga grupi parlamentar i PD me vendim të Lulzim Bashës në 9 shtator 2021 dhe më pas përmes ndryshimeve statutore të PD në Kuvendin e 18 dhjetorit 2021, i përjashtuar.
Burime nga Kuvendi pohojnë se Kuvendi ka pranuar pjesërisht shkresën e Bardhit. Tritan Shehu, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, rikthehen në grupin parlamentar demokrat. Në faqen online të Kuvendit mund të shihet lehtë përbërja e grupit parlamentar demokrat dhe mes emrave bien në sy edhe të përjashtuarit e Lulzim Bashës.
Po Sali Berisha?
Emri i kryeministrit nuk është marrë në konsideratë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Berisha në faqen e Parlamentit i përket listës së deputetëve jashtë grupeve parlamentar.
Iniciatori i rikthimit të të gjithë të përjashtuarve në PD, Gazment Bardhi tha se njeh grupin parlamentar demokrat si të tërë, atë që u shpërfaq në mbledhjen e 5 shtatorit 2023, përfshirë në të edhe Sali Berishën.
BalkanWeb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co