Sport

Bernardo Silva pa limite: Duam sërish sukses në Champions, njohim aftësitë tona në këtë kompeticion

bernardo silva pa limite duam serish sukses ne champions njohim aftesite tona ne kete kompeticion
bernardo silva pa limite duam serish sukses ne champions njohim aftesite tona ne kete kompeticion

Përpara ndeshjes së nesërme kundër Real Madridit, mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva foli në konferencën për shtyp duke nënvizuar faktin se kampionët e Europës duan të mbrojnë titullin.

“Ne e dimë se sa mirë ka bërë kjo skuadër dhe duam të vazhdojmë dhe të krijojmë një trashëgimi. Ne duam Premier Ligën e katërt radhazi dhe të dytën Champions League”

“Ne donim t’i rregullonim gjërat pasi Real Madridi na eliminoi në Bernabeu dy vjet më parë. Jemi të vetëdijshëm se jemi shumë të fortë. Tani kemi mundësinë të luajmë në shtëpi, përballemi me mbretëreshën e kompeticionit dhe kemi shumë respekt për Real Madridin. Ne kemi besim në forcat tona, por do të shohim se çfarë do të ndodhë nesër” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts