Shqiperia

“Ke edhe ti 300 euro”/ Zbardhet e plotë dosja për Fredi Beleri. Komunikimet me Arsen Ramën e Fredi Kokaveshin: Dy vajzat të kalojnë e të hidhet ‘maruli’

ke edhe ti 300 euro zbardhet e plote dosja per fredi beleri komunikimet me arsen ramen e fredi kokaveshin dy vajzat te kalojne e te hidhet maruli
ke edhe ti 300 euro zbardhet e plote dosja per fredi beleri komunikimet me arsen ramen e fredi kokaveshin dy vajzat te kalojne e te hidhet maruli

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur të plotë vendimin për dënimin eFredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Më datë 11.05.2023, në mëngjes, është zhvilluar një takim midis shtetasit Arsen Rama dhe të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri, jashtë ambienteve të lokalit , ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, ata kanë biseduar në lidhje me listën dhe personat që janë në të, si dhe me mënyrën se si do t’ia jepte shumën monetare.

Kjo bisedë ka këtë përmbajtje:
D- Hë, ça bëre. Kam nja pesmet veta, kur do lësh takim.
F-Ç’janë ata?
D- Votues, të tutë!
F- Po nuk merrem me atë pjesë unë, po merrem ….
D- Ti e di, kam mbledhur, po do të ti sjell, ti takosh.
F- Nuk dua ti takoj, dua emrat.
D- Emrat, të të bëj listën, të ti sjell këtu.
F- Nuk duhet të mi sjellësh, do më sjellësh listën ti.
D- Po.
F- Edhe do i them unë..(nuk kuptohet).. për tu takuar po në qoftë se s’keni kontaktuar do të flasim prap bashkë.
D- Ok
F-Sot o vlla.
D- Sot, erdha!

Po në datë 10.05.2023, shtetasi Arsen Rama ka komunikuar në telefon me të pandehurin Dhionisios Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Dhionisios Alfred Beleri i ka thënë se do ta verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për tu takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023, ata janë takuar me njëri-tjetrin në lagjen “Potam”, jashtë ambienteve të lokalit “G…”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara kanë biseduar lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar dhe shumën monetare që duhej të perfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhionisios Alfred Beleri. Në këtë bisedë, ky i pandehur i ka premtuar shtetasit Arsen Rama se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për të.

Ndërkaq, në vijim të përgjimeve, në dosjen e siguruar nga Balkanweb, thuhet gjithashtu se Beleri kishte hapur një grup në Whatsapp ku personat komunikojnë për marrjen e dokumenteve greke të disa qytetarëve, të cilët në këmbim do të japin votën për Fredi Belerin.

Dosja:
Në orën 19:04:04 të datës 09.01.2023 i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri nga numri 355695399675 ka shkruar: “Morëm iniciativën t’ju shtojmë në grupin aktual, sepse konsiderojmë se ndajmë të njëjtat ide dhe të një njëjtat shqetësime. Në rast se doni të na propozoni bashkëluftëtarë të cilët mund të shtojmë na dërgoni të dhënat e tyre me mesazh personal. Nëse rastis që nuk doni të merrni pjesë, ju lutemi shumë të na njoftoni me mesazh personal, në mënyrë që t’ju heqim nga grupi.”

Në datën 16.01.2023 ora 16:40:12 i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri nga numri 355695399675 ka shkruar: “Mirëmbrëma të gjithëve dhe të gjithave. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhje lokale do të donim t’ju luteshim të na dërgoni numrat e telefonave dhe të dhënat e telekomunikimit me miq, shokë, të afërm ose njerëz me prejardhje nga cilido fshat i bashkisë Himarë, të cilët mund të na ndihmojnë në betejën tonë dhe që jetojnë tani ekskluzivisht në dy qytete: Në Tiranë dhe në Vlorë, pavarësisht nëse votojnë në Himarë ose jo. Himara je ti.” Pas këtij mesazhi, anëtarët e grupit fillojnë të dërgojnë emra dhe numra telefonash të personave të ndryshëm.

Nga këqyrja e komunikimeve të përkthyera nga gjuha greke të aplikacionit Whatsapp mes të pandehurit Pandeli Kokaveshit dhe përdoruesit të numrit 355697097510 (në përdorim nga i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri konfirmuar nga vetë ai në deklarimin e tij) i regjistruar në telefon me emrin Mpeleris Al, konstatohet komunikimi:

2/20/2023 11:45:13 AM: panteliskokavesis (oëner): (i dërgon foto të një karte qëndrimi të përherëshme Greke me foto dhe me emrin e shtetases Rozeta Guma e datëlindjes 06.10.1984, me datë lëshimi 08.12.2016 dhe datë skandence 05.11.2026.)

2/20/2023 4:57:52 PM: panteliskokavesis (oëner): Lika Ruçi the nëse janë gati dosjet, për dy vajzat duhet t’i marrim e t’i çojmë në konsullatë, të kalojnë e të hidhet maruli (maruli quhet sallata jeshile, ndoshta nënkuptohet paraja)

2/20/2023 5:04:47 PM, Incoming call from Mpeleris Al

2/20/2023 5:06:40 PM: panteliskokavesis (oëner): Je bërë shumë i bukur.

2/20/2023 5:43:17 PM: Mpeleris Al: Çfarë mu..n do?

2/20/2023 5:43:27 PM: Mpeleris Al: Nuk kuptoj

2/20/2023 5:43:36 PM: Missed call from Mpeleris

2/20/2023 5:44:31 PM: panteliskokavesis (oëner): Të tërhiqesh nga budallallëqet e tua. Dhe ato që thua mbaji për vete.

2/20/2023 5:47:56 PM: Mpeleris Al: Akoma nuk kupton se çfarë shkruan?

2/20/2023 5:48:21 PM: Mpeleris Al: Dhe këmbëngul.

Lidhur me komunikimin e mësipërm, janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit shtetasit Rozeta Guma dhe Vasil Guma, të cilët kanë pranuar faktin se kanë biseduar me të pandehurin Pandeliun në lidhje me dokumentat e shtetësisë greke të Rozetës, në mënyre që të pyeste ai vetë ndonjë avokat të njohur të tij nëse kishte ndryshim të ligjit për nënshtetësinë greke.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts