Shqiperia

Bie zjarr në fshatin Sadovicë të Beratit/ Digjen 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi, me shkurre e ferra

bie zjarr ne fshatin sadovice te beratit digjen 5 rrenje ullinj dhe rreth 500m2 bimesi me shkurre e ferra
bie zjarr ne fshatin sadovice te beratit digjen 5 rrenje ullinj dhe rreth 500m2 bimesi me shkurre e ferra

Një zjarr ka rënë në fshatin Sadovicë, në Njësinë Administrative Sinjë në Berat.

Gazetarja Eneida petova raporton për Blaknawb se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët ishin duke pastruar parcelat me ullinj, teksa kanë djegur mbeturinat.

Papritur zjarri u ka dalë nga kontrrolli dhe ata kanë njoftuar zjarrëfikësit. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës janë nisur 7 punonjës zjarrëfikës, 2 mjete zjarrëfikëse dhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt, duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt parcelave me ullinj të zonës dhe në një kohë të shkurtër është bërë i mundur fikja e plotë e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi, me shkurre e ferra.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts