Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e “Open” në Neës24 ka komentuar bisedimet mes mazhorancës dhe opozitës për rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare.
Lubonja u shpreh se mazhoranca në raport me opozitën është më e fortë dhe “pasi e ka goditur atë, tani po luan”.
Sipas tij me këtë lëvizje kryeministri Rama përfiton më shumë duke rregulluar imazhin, por edhe opozita ka fituar diçka duke mos pasur kundërshtimin e SHBA-ve.
“Kjo që po ndodh është sikur dikush të ka vjedhur paratë dhe ti ia kërkon dhe meqenëse ai është i fortë të ofron 20%. Kjo është opozita në raport me Ramën. Mendimi im është se gjithë këto, nuk bëhet fjalë për ndonjë fitim, por për një luajtje si macja me miun. Pasi e ka goditur dhe e ka kapur miun, macja luan pak, kjo është loja e mazhorancës. Në këtë lojë mjaft t’iu kujtoj se këtej u bë kjo marrëveshje, ku nga 8 komisione merren 2. Ti kur bëre atë te dy të fundit kishe ngarkesën e 6 të tjerëve dhe tani i merr sipas ligjit të Ramës.
Rama këtu rregullon një lloj imazhi që i ishte prishur brenda dhe jashtë vendit dhe luan si macja me miun sepse hap dhe 21 janarin. Ky nuk e ka fare problem për të shkelur marrëveshjet. Dicka ka fituar opozita si imazh mendoj nëse ka fituar të mos ketë kundërshtimin e SHBA. Por edhe ata qetësi duan, iu dha një krodhe aty dhe thonë se Shqipëria është një vend normal. Opozita aksionin e bëri për të thënë që vendi nuk është normal, por me këtë lëvizje kthehen në fasadë sërish. Sigurisht që me këtë marrëveshje Rama fiton më shumë”, u shpreh Lubonja.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co