Për të tretin vit radhazi, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” diskutimi kryesor është e ardhmja e trajnerit, çfarë do të ndodhë me Max Allegrin? Pavarësisht kësaj çështje, prioriteti i drejtuesve të Juves është një tjetër, të sigurojnë me çdo kusht kualifikimin për në Champions League sezonin e ri. Për momentin bardhezinjtë ndodhen në pozita të sigurta, por ecuria e fundit, 7 pikë në 8 javë, ka bërë tensioni të shtohet. Vetëm pasi të arrihet ky objektiv, zona Champions, atëherë drejtuesit do të diskutojnë me Allegrin se çfarë do të bëjnë në të ardhmen.
![“Champions, më pas të shohim”, në Itali të sigurt: Allegri në dyshim të fortë 2 Tuttosport](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/champions-me-pas-te-shohim-ne-itali-te-sigurt-allegri-ne-dyshim-te-forte.jpg)
Sipas Tuttosport, për momentin nuk janë parashikuar diskutime pasi frika është e madhe për një kolaps. Vetë Allegri, pavarësisht se do të futet në vitin që i skadon kontrata, është gati të drejtojë Juven edhe vitin e ardhshëm. Allegri është shfaqur nervoz këtë periudhë, jo sepse i përfundon kontrata, por nuk e ka pritur mirë heshtjen e drejtuesve të klubit.
![“Champions, më pas të shohim”, në Itali të sigurt: Allegri në dyshim të fortë 3 Motta](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/champions-me-pas-te-shohim-ne-itali-te-sigurt-allegri-ne-dyshim-te-forte-1.jpg)
Nëse për një arsye apo për një tjetër, nëse palët nuk gjejnë një akord, gjithnjë sipas Tuttosport, opsioni i parë për të zëvendësuar Allegrin është trajneri i Bologna-s, Thiago Motta.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co