Sport

Debutim i pafat për Brojën, trajneri i Fulhemit konfirmon dëmtimin e sulmuesit shqiptar

debutim i pafat per brojen trajneri i fulhemit konfirmon demtimin e sulmuesit shqiptar
debutim i pafat per brojen trajneri i fulhemit konfirmon demtimin e sulmuesit shqiptar

Debutim i pafat për Armando Brojës me fanellën e Fulhemit, në duelin e ditës së sotme ndaj Bërnlit që përfundoi me shifrat 2-2.

Ylli i Kombëtares, u hodh në fushën e lojës në minutën e 74-t, ndërkohë në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Fulhem, Marko Silva, zbuloi se Broja, mori një goditje në kavilje, por gjithsesi shqiptari vendosi të vazhdonte ndeshjen deri në fund.

Ndër të tjera Silva u shpreh se është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit të Brojës. Ky do të ishte vërtet një lajm shumë i keq, në qoftë se yllit shqiptar do t’i duhet të pushojë sërish për shkak të dëmtimit.

“Është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit. Do ta kontrollojmë dhe të shohim se si është. Në atë moment, ai ndjente se mund të vazhdonte në fushë dhe unë e lashë në lojë”, u shpreh trajneri i Fulhemit./ Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts