Bota

Deklaratat e ndërkombëtarëve, reagon Kremlini: Asnjë kërcënim bërthamor. Fjalët e Putinit u shtrembëruan

deklaratat e nderkombetareve reagon kremlini asnje kercenim berthamor fjalet e putinit u shtremberuan
deklaratat e nderkombetareve reagon kremlini asnje kercenim berthamor fjalet e putinit u shtremberuan

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke folur për deklaratat e djeshme të presidentit rus Vladimir Putin për energjinë bërthamore, vuri në dukje se në Perëndim ato fjalë ishin “shtrembëruar”.

Në konferencën e rregullt për shtyp, Peskov argumentoi se fjalët e Putinit “u morën plotësisht jashtë kontekstit. Nuk ka pasur kurrë një kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore nga Putin”.

Kujtojmë se dje Putini tha të mërkurën se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore, nëse kërcënohet shtetësia, sovraniteti apo pavarësia e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts