![Deputeti i PD takim me kongresmenët amerikanë në SHBA, Alizoti: Diskutime mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve 2 deputeti i pd takim me kongresmenet amerikane ne shba alizoti diskutime mbi sfidat dhe mundesite e bashkepunimit mes vendeve](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/deputeti-i-pd-takim-me-kongresmenet-amerikane-ne-shba-alizoti-diskutime-mbi-sfidat-dhe-mundesite-e-bashkepunimit-mes-vendeve.jpg)
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, një prej anëtarëve të delegacionit të Parlamentit shqiptar në Kongresin e SHBA ka zhvilluar ditën e sotme takime me kongresmenët Tim Walberg nga Michigani dhe John Moolenar.
Alizoti u shpreh se me dy zyrtarët amerikanë pati diskutime për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SHBA-së.
“Në një takim të rëndësishëm në Kongresin Amerikan, u takova me Kongresmenin Tim Walberg nga Michigani dhe Kongresmenin John Moolenar. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SHBA-së”, shkroi Alizoti në Facebook.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co