Sport

Dy mungesa dhe një ndryshim te Dinamo, Laçi pa gjysmën e ekipit

dy mungesa dhe nje ndryshim te dinamo laci pa gjysmen e ekipit
dy mungesa dhe nje ndryshim te dinamo laci pa gjysmen e ekipit

Në sfidën e sotme me Laçin, e programuar të luhet në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo ka një ndryshim në raport me derbin. Në formacion rikthehet Qefalia, që merr vendin e Gudiabit në mesfushë. Bashkë me të luan edhe Smaçi në këtë sektor.

Pjesa tjetër e formacionit është ajo e zakonshmja: Sali në portë, Marku, Hoxha, Behiratçe dhe Lorran në mbrojtje, Vila, Denison, Zabërgja dhe Kaçorri në sulm. Në stol nuk do të jetë Tahiri për shkak dëmtimi. Klubi shpreson te mbështetja e tifozëve për këtë ndeshje të rëndësishme, ku biletat kushtojnë 1 mijë dhe 500 lekë

Ndërsa trajneri Armando Cungu duhet të modifikojë formacionin për sfidën e sotme me Dinamon. Shkodrani që drejton kurbinasit i ka bërë llogaritë pa gati gjysmën e ekipit, sepse janë 4 titullarët që mungojnë për dëmtime e kartonë. Konkretisht, Laçit i mungojnë Paulo Zhunior për dëmtim, dhe Kurti, Kryeziu dhe Melo për shkak kartonësh. Për çdo skuadër do të ishin shumë 4 mungesa, aq më tepër për kurbinasit që kërkojnë pikë mbijetese. Trajneri Cungu në fakt i ka alternativat, titullarë priten Lima, Qato, Tresa e ndonjë tjetër, por stoli këtë herë do të jetë “i varfër”.

Pavarësisht këtyre mungesave, Laçi ka “uri” për pikë sot ndaj Dinamos. Kërcënimi për të shkuar në “Play-out” i bën kurbinasit që të japin gjithçka për gjithçka në 90- minutëshin që luhet sot në Elbasan. Humbja me Egnatian e prishi pak humorin te Laçi, por fitoret me Teutën dhe Vllazninë në transfertë kanë treguar se kjo skuadër mund të mposhtë këdo. Me këtë motivim kurbinasit do të përballen me Dinamon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts