Kosova

Dyshohet se gjatë luftës ka kryer përdhunime, arrestohet serbi në Mitrovicë

dyshohet se gjate luftes ka kryer perdhunime arrestohet serbi ne mitrovice
dyshohet se gjate luftes ka kryer perdhunime arrestohet serbi ne mitrovice

MITROVICË – Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

I dyshuari Z.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e Veriut.

I lartpërmenduri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale”, të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

Ai është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts