Bota

“E joshte me lekë, mbesa vinte në shtëpi me patatina në dorë”- Rrëfehet gjyshi i 13-vjeçares e cila u ngacmua s*ksualisht nga 64-vjeçari: Vajza thotë që ‘më preku në pjesë të trupit’ ! Ka shenja në…

e joshte me leke mbesa vinte ne shtepi me patatina ne dore rrefehet gjyshi i 13 vjecares e cila u ngacmua sksualisht nga 64 vjecari vajza thote qe me preku ne pjese te t
e joshte me leke mbesa vinte ne shtepi me patatina ne dore rrefehet gjyshi i 13 vjecares e cila u ngacmua sksualisht nga 64 vjecari vajza thote qe me preku ne pjese te t































Gjyshi i 13-vjeçares, e cila denoncoi një 64-vjeçar për ngacmim seksual, është shprehur se bashkëfshatari i tij, me të cilin kishte edhe lidhje gjaku, e joshte të miturën me lekë.


“Kur vinte vajza me lekë në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova. Ne e dinim çfarë mund ta ndihmonte atë. Nuk ja shihnim lekët por vinte me qeskë me patetina”, rrëfeu gjyshi.

I moshuari tregoi se 13-vjeçarja i ka rrëfyer që 64-vjeçari me iniciale Z. R., e ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit dhe se kishte shenja në krah.

“Mbesa është 13 ai 64 . Në gjak jemi, por të largët por këtë e joshte me ndonjë lekë, na vinte në shtëpi me patetina në dorë.

Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e trupit por do e shohin mjekët se ka edhe një shenjë në krah. Policia e mbasi telefonin tim deri në 23:30 i regjistroi të gjitha. Ai ka patur numrin tim të telefonin se edhe më ka uruar për sebepe në messenger.

Ai fliste me këtë adresë. Kur vinte vajza me lekë në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova. Ne e dinim çfarë mund ta ndihmonte atë. Nuk ja shinim lekët por vinte me qeskë me patetina etj. Vajza jeton me nënën dhe motrën babain e ka në Greqi.

Edhe 64 vjeçari ka familjen e tij. Nëpërmjet telefonit kur e zbuluam thirrëm nënën e saj, u detyrova unë të shkoja ta takoja atë (64 vjeçarin) por nuk më doli.

Takoj një punonjës policie dhe i them kështu kështu më tha merre edhe telonin me vete dhe sille. E pa ai dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncim. I tha punonjësve më ka ngacmuar. Ai ka qenë më përpara problematik për dy raste ka vuajtur goxha vite (njëherë për vrasje, njëherë për përdhunimin e një gruaje në fshat)

Të atit nuk i kemi treguar as familjarëve të tjerë na vjen ashtu! Si t’iu thuash”, tha gjyshi i 13-vjeçares.

LEXONI EDHE: “E dinim që mbesa fliste me të, por donim ta izolonim si muhabet”/ 13-vjeçarja denoncoi 64-vjeçarin për ngacmim s*ksual! Flet gjyshi: I kapa bisedat! Takoheshin edhe jashtë fshatit

Ngjarja ndodhi në fshatin Hoçisht, Devoll, ku policia ka ndaluar 64-vjeçarin pas denoncimit të vajzës.

“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes”, raportoi policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts