Bota

“Shqipja do jetë një nga gjuhët zyrtare në BE!”- Presidentja sllovene në Kuvendin e Shqipërisë: Diplomacia, rol kyç për hapjen e negociatave

shqipja do jete nje nga gjuhet zyrtare ne be presidentja sllovene ne kuvendin e shqiperise diplomacia rol kyc per hapjen e negociatave
shqipja do jete nje nga gjuhet zyrtare ne be presidentja sllovene ne kuvendin e shqiperise diplomacia rol kyc per hapjen e negociatave































Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë, të mbajtur sot të ndër të saj, është shprehur se diplomacia luaj  një rol kyç Në hapjen e negociatave për integrimin në BE.


Ajo u shpreh se gjuha shqipe do të jetë një prej gjuhëve zyrtare, në 24 gjuhet aktuale në Bashkimin evropian.

Duhet të pyesim çdo ditë, a po bëjmë mjaftueshëm! Ka 193 anëtarë të Kombet e Bashkuara dhe 2025 vende që janë antarë të komuniteti olimpik, jemi 205 presidentë, disa mbretër dhe 205 kryeministra.

Të gjithë së bashku janë një numër i madh njerëzish më funksione të larta që kanë detyrimin që t’i shërbejnë rreth 1 miliard njerëzve në Planet.

Kombet e bashkuara janë një vend ku çdo shtet ka vendin e vet dhe votën e vet. Vendet si Sllovenia dhe Shqipëria jam e sigurt që mund bëjmë më shumë dhe ju keni marr vendin tuaj në Këshillin e sigurimit.

Duhet të shërbejmë edhe në luftën në Gaza. Bëni atë që mundeni, të jeni miq më fqinjët dhe kombet ne botë. Unë fuqimisht shpresoj se edhe gjuha shqipe do të jetë një prej gjuhëve zyrtare, në 24 gjuhet aktuale në Bashkimin Evropian”, tha Natasa Pirc Musar.

Musar tha se jetojmë në një botë me shumë sfida, por duke qenë bashkë ndërtojmë shoqëri të suksesshme dhe puna në grup është rruga për zgjidhjen e problemeve globale.

“Të nderuar deputet të Parlamentit Shqiptar, e keqja duhet të kundërshtohet. Jetojmë në një kohë krizash globale të rënda. Ka vetëm një mënyre që të përballojmë këto sfida, dhe kjo quhet punë në grup.

Nëse i trajtojmë individualisht nuk do jemi në gjendje të përballojmë situata të vështira dhe kërcënimet për sovranitetin tone. Ne duhet të pyesim vetën nëse vënia e theksit tek bilateralizimi, si një mjet komunimimi midisi vendin është rruga drejt përparimit. Zëri ynë është më i fortë brenda një forumi shumëpalësh”, theksoi ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts