![EKSKLUZIVE/ Kriza parlamentare, thirrjet e ndërkombëtareve aktivizojnë politikën, Nikolla mbledh krerët e grupeve parlamentare. Zbardhen detajet nga takimi 2 ekskluzive kriza parlamentare thirrjet e nderkombetareve aktivizojne politiken nikolla mbledh kreret e grupeve parlamentare zbardhen detajet nga takimi](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/ekskluzive-kriza-parlamentare-thirrjet-e-nderkombetareve-aktivizojne-politiken-nikolla-mbledh-kreret-e-grupeve-parlamentare-zbardhen-detajet-nga-takimi.jpg)
Situata e krijuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku prej 5 muajsh është bllokuar jeta parlamentare e vendit, ka bërë që vetë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, të kërkoje një takim me kryetarët e grupeve parlamentare.
Në takim, i cili ka zgjatur mbi 3 orë, kanë marrë pjese Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi, Mesila Doda.
Nikolla u ka kërkuar kryetareve të grupeve parlamentare që të gjejnë një zgjidhje për krizën parlamentare.
Ky takim konfirmohet për gazetarin Osman Stafa, nga burime pranë Kuvendit të Shqipërisë.
News24 ishte media e pare këtë të enjte që lajmëroi publikisht se mes palëve pas 5 muajsh kanë nisur negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik.
Burime bëjnë me dije, se kreu i Grupit Parlamentar të PD-se, Gazment Bardhi ka kërkuar ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore, si dhe të merren në konsideratë nismat ligjore të propozuara në Kuvend nga deputetët e opozitës.
Negociatat që vijnë pas 5 muajsh, duket se jenë nxitur edhe nga faktori ndërkombëtar, ku bëhet me dije, se eksponentë të të dyja kampeve, janë ftuar nëpër seli diplomatike, dhe u është kërkuar të gjejnë rrugën për zgjidhjen e krizës.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co